Këto janë simptomat e para të kancerit të prostatës - Gazeta Express
string(51) "keto-jane-simptomat-e-para-te-kancerit-te-prostates"

Këto janë simptomat e para të kancerit të prostatës

Shneta

Gazeta Express

22/11/2021 8:00

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm te meshkujt.

Prostata, si të gjitha organet në trup, mund të pushtohet nga kanceri kur qelizat në gjëndër fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar.

Lexo Edhe:

Kanceri i prostatës vret aktualisht 10 mijë e 900 burra në vit dhe është shqetësuese që shumica e burrave nuk dinë asgjë për këtë sëmundje.

Në shumicën e rasteve, kanceri i prostatës nuk ka asnjë simptomë derisa rritja të jetë mjaft e madhe për të ushtruar presion mbi retrën,  tubim përmes të cilit urinoni, shkruan The Sun, transmeton KlanKosova.

Simptomat e këtij kanceri përfshijë nevojën për të urinuar më shpesh, veçanërisht gjatë natës, vështirësitë gjatë urinimit, sforcimin dhe zgjatjen gjatë urinimit si dhe ndjenjën se fshikëza juaj nuk është zbrazur plotësisht

Prostata e shumë meshkujve bëhet më e madhe me kalimin e moshës për shkak të kushteve jo kanceroze, zmadhimit të prostatës dhe hiperplazisë beninje të saj.

Ndryshe, shumica e rasteve me kancer të prostatës janë burrat e moshës mbi 50 vjeçare.