Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.
“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai, shkruan cnn.
Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, tha ai, duke shtuar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7 do të marrin pjesë në këto sanksione.
Këtu janë sanksionet që ai shpalli:
Ai shtoi, “ne po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet.”