Sot në selinë e Federatës së futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të garave të Superligës.
Në xhiron e parë, kampioni në fuqi, Ballkani do të ketë punë me Dukagjinin.
Do të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi Ismet Munishi e nis aventurën e tij me klinasit ndaj ish skuadrës së tij.
Nënkampioni, Llapi në shtëpi e pret ekipin e Gjilanit. Ekipi që përfundoi në pozitën e tretë edicionin e kaluar, Drita në shtëpi takohet me Malishevën, që ishte një vend më poshtë.
E inkuadruar për herë të parë në histori në elitë, Suhareka i shkon Prishtinës.
Sfida e fundit do të jetë Ferizaj – Feronikeli 74./Gazeta Express/