Këto janë mediat që u akredituan dhe që nuk u akredituan nga KQZ - Gazeta Express
string(64) "keto-jane-mediat-qe-u-akredituan-dhe-qe-nuk-u-akredituan-nga-kqz"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:05

Këto janë mediat që u akredituan dhe që nuk u akredituan nga KQZ

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 65-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport lidhur me fazën përfundimtare të procesit përgatitor të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas raportit, është përmbyllur procesi i tranimit të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, ndërkaq gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është mbajtur trajnimi me të gjithë administratorët e teknologjisë informative për përdorimin e teknologjisë informative në dorëzim-pranimin e materialeve zgjedhore dhe numërimin e fletëvotimeve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Në mbledhje u bë e ditur se në kuadër të përgatitjes së proesit zgjedhor, janë shpërndarë pajisjet e teknologjisë informative, si kamerat vëzhguese për vendvotime, QKN dhe materialet tjera.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për dekareditimin e 2 organizatave vëzhguesve Youth Development & Corporation – YDC/ Rinia për Zhvillim dhe Bashkëpunim (12 vëzhgues) si dhe Iniciativa për progres (7 vëzhgues), pasi këto organizata në statutin e tyre nuk i kanë fushëveprim të drejtat e njeriut dhe proceset zgjedhore.

Po ashtu, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të parë të vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, akreditohen 29 media vendore dhe 13 të tjera ndërkombëtare, me numër të përgjithshëm të përfaqësuesve: 573.

Ndërkaq, mediat të cilat nuk u akredituan nga KQZ,janë: VIM INFO DOO; RTV PULS D.O.O; TV Most DOO; Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt; Plus radio; PRVA TV, Beograd; Raporto24.com; Radio Kim; Radio-televizija Srbije; Tanjug novinska agencija; GracanicaOnline.info; TV Gracanica; Vendi Sot; Mitropol Media Sh.P.K.; Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija; Insajder televizija; Nina Media Kliping; Rtv Vojvodina; MTVA – Državna Mađarska Televizija; Radio KM; Alternativna; TV Herc; Expose Media; Lekë Musolli B.I.; VideoPlus doo; E Perditshmja BotaSote Re; Nova.rs Beograd, Srbija; Medija centar Caglavica; Danas; R Media L.L.C.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, me anë të të cilit planifikohet organizimi i punës së KQZ-së dhe bashkëpunimit me institucione të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për Zgjedhjet Lokale, KQZ mori vendim për miratimin e planit të konferencave për ditën e zgjedhjeve dhe prezantimin e statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje. Në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

  • 08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;
  • 11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;
  • 15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;
  • 19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve;
  • Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të kandidatëve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.