Këto janë fotot e para që Rita postoi në Instagram pas koncertit në Hungari - Gazeta Express
string(75) "keto-jane-fotot-e-para-qe-rita-postoi-ne-instagram-pas-koncertit-ne-hungari"

Yjet

Gazeta Express

28/08/2023 20:09

Këto janë fotot e para që Rita postoi në Instagram pas koncertit në Hungari

Yjet

Gazeta Express

28/08/2023 20:09

Rita Ora ka bërë postimin e parë në Instagram pas ngjarjeve që ndodhën në Hungari në vikend

Këngëtarja kosovare ishte duke kënduar në një festival në Hungari kur një i ri serb ia kishte zgjatur asaj flamurin e Serbisë.

Lexo Edhe:

Kosovarja, duke mos e njohur flamurin vazhdoi përformancën e saj derisa të nesërmen foli edhe për ngjarjen që i kishte ndodhur, duke i kërkuar falje të gjithë atyre që janë ndier të fyer për gjestin e saj.

Pas kësaj, sot Rita ka zgjedhur që të ndajë më 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga pushimet e saj.

Pos fotografive në bikine, Rita është parë duke vizituar vende të ndryshme – kishë dhe një vend historik – kurse ka bërë edhe akupunturë kineze.

“Duke i luajtur të gjitha”, ka shkruar ajo derisa nuk ka treguar se ku është duke pushuar ylli me famë botërore.

Rita kohëve të fundit i është rikthyer muzikës me albumin e saj “You & I”, i cili është pritur mirë në tregun muzikorë botëror. /GazetaExpress/