Këto janë emotikonët që i gjeni në iOs 15.4 - Gazeta Express
string(43) "keto-jane-emotikonet-qe-i-gjeni-ne-ios-15-4"

AutoTech

Gazeta Express

25/05/2022 1:17

Këto janë emotikonët që i gjeni në iOs 15.4

AutoTech

Gazeta Express

25/05/2022 1:17

iOS 15.4 solli disa funksionalitete të reja në iPhone, përshirë një Face ID që funksionon me maskat, një zë i ri për Siri dhe 38 emoji të reja. Këto emoji përfshijnë nga buzëqeshje tek objektet specifike, shkruan TechnoNews.

Emojit e ri të iOS janë pritur prej kohësh. Fillimisht u bën të disponueshme për zhvilluesit në versionet eksperimentale të iOS dhe më pas erdhën edhe në versionet finale.

Lexo Edhe:

Nëse nuk i shikoni ende në iPhone tuaj, gjasat janë që nuk keni të instaluar versionin 15.4 të iOS. Për të përditësuar iPhone dhe iPad shkoni në Settings > General > Software Update.

Do të vëreni versionin më të fundit të iOS ose iPadOS. Duhet ta shkarkoni dhe instaloni përditësimin për të marrë emojit e rinj.

Pa instaluar përditësimin, edhe nëse dikush iu dërgon këto emoji, nuk do të mund t’i shikoni në mesazhe.