Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Uran Ismajli, janë takuar sot me kreun e VV’së Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin.
Në këtë takim, sipas një komunikate të PDK-së, kjo parti ka shpalosur 10 kërkesat që i ka për Kurtin e Osmanin, raporton Express.
Hoxhaj pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, ka deklaruar se e ka pyetur këtë të fundit se a është distancuar nga dhuna e gazi lotsjellës në ditën kur Hashim Thaçi ishte emëruar presidenti i Kosovës.
Ndërkohë, Hoxhaj ka deklaruar se vota e PDK’së për Kurtin dhe Osmanin varet prej 10 qëndrimeve që kjo parti i ka ngritur në takim.
Këto janë 10 kërkesat që PDK ua ka bërë Kurtit dhe Osmanit sot:
1. Sa herë që ka pasur zgjedhje të Qeverisë ose të Presidentit nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës, institucionet janë sulmuar dhe dhuna është ushtruar ndaj
shumicës në Kuvend, në seancë duke hedhur gaz ose duke u sulmuar institucioni i
Kuvendit. Unë kam kërkuar ta di nëse z. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetvendosje do
të heqin dorë nga dhuna politike si mjet politik.
2. Kam kërkuar të di qëndrimin e tyre për dialogun për normalizimin e
marrëdhënieve me Serbinë me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke. A do ta
mbajnë ata premtimin e dhënë për qytetarët e Kosovës se nuk do të fillojnë
dialog me Serbinë pa një kërkimfalje zyrtare nga Serbia dhe kthimin e të gjithë
personave të zhdukur?
3. Kam kërkuar të di qëndrimin e tyre në lidhje me Asociacionin e Komunave
Serbe. A do ta sjellin në Parlament anulimin e këtij projekti dhe të
marrëveshjeve të Brukselit?
4. Ata i kam pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tyre në lidhje me demarkimin
e kufirit me Malin e Zi? Dhe nëse ata, në përputhje me shkëmbimin e letrave midis
Presidentëve të Kosovës dhe të Malit të Zi, a do ta rishikojnë kufirin,
posaçërisht për pjesën e Zhlebit dhe të Çakorrit, ashtu siç kishin premtuar.
Ata duhet të dalin edhe me një afat kohor për jetësimin e këtij premtimi.
5. Nuk mora përgjigje po ashtu nëse ata do ta
respektojnë dhe do ta zbatojnë Marrëveshjen e Uashingtonit?
6. I kam pyetur po ashtu nëse do të pranojnë të hynë në Tregun e Përbashkët
Rajonal (Mini-Shengen) pa njohjen e plotë nga Serbia dhe Bosnja e
Hercegovina?
7. Gjatë
qeverive Kurti 1 dhe Hoti, sovraniteti i Republikës së Kosovës u pezullua kur
këto qeveri u tërhoqën nga kërkimi i anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare
dhe njohje të Republikës së Kosovës. Kërkova të di nëse Kosova do të aplikojë
për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe se a do të kërkojnë njohje nga
të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duke i dhënë fund pezullimit
të sovranitetit?
8. Trashëgimia juaj politike që nga viti 2007 ka qenë ta kundërshtoni Planin
Ahtisaari, i cili është në thelb karakteri kushtetues i Kosovës. Kam kërkuar të
di nga z. Kurti nëse ka hequr dorë nga ky qëllim?
9. Një premtim ka qenë edhe reciprociteti. Kam kërkuar të di nga ta nëse do të
rikthehet reciprociteti me Serbinë dhe a do të jetë ashtu si gjatë qeverisë
Kurti 1 reciprocitet administrativ apo do të zbatohet reciprocitet i plotë
politik, ekonomik dhe tregtar?
10. Z. Kurti dhe znj. Osmani kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit në
lidhje me fusnotën? Kam kërkuar një zotim nga ta nëse do ta anulojnë këtë marrëveshje
dhe a do të tërhiqen nga fusnota, siç kanë premtuar gjatë gjithë viteve.
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...