Këto gjëra e shkaktojnë plakjen e hershme të trupit - Gazeta Express

Këto gjëra e shkaktojnë plakjen e hershme të trupit

Shneta

Gazeta Express

05/03/2020 0:37

Nëse rrini ulur më shumë se 8 orë në ditë, atëherë do të dukeni 8 vite më të vjetër.

Vetmia dhe mungesa e shoqërisë në jetë, gjithashtu mund të ndikojë në plakjen e hershme të njerëzve. Këto janë vetëm disa nga faktorët që do t’iu bëjnë të plakeni më shpejtë.

Disa nga faktorët e tjerë, që ju bëjnë të plakeni më herët janë:

Vendosni vathë të mëdhenj shpesh– besojeni ose ju, ekspertët kanë treguar se nëse vendosni vathë të rëndë dhe të mëdhenj shumë shpesh, shkakton humbjen e formës së veshëve. Kështu, lëkura e humbë elasticitetin dhe zgjatet. Kjo gjë do t’iu bëjë të dukeni shumë më në moshe se që jeni dhe do t’ua prishë pamjen e jashtme.

Konsumoni vetëm mish- nëse konsumoni shumë mish të kuq dhe pak perime apo fruta, atëherë ora biologjike do të shpejtohet dhe ju do të dukeni më të vjetër. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë gjë, është ta balanconi dietën dhe përpos mishit të hani edhe fruta dhe perime.

Nuk jeni të shoqërueshëm– nëse nuk jeni person social, apo nuk keni shumë shoqëri dhe njerëz të afërt, ju do të plakeni më shpejt. Vetmia është një faktor i rrezikshëm, që e rrit shansin e vdekjes tek njerëzit, shkakton depresionin dhe sëmundje te tjera të lidhura me zemrën.

Hani shumë produkte të bulmetit– nëse pini shumë kos apo qumësht çdo ditë, atëherë kolagjeni juaj do të zvogëlohet dhe lëkura automatikisht do të plaket.

Merrni shumë suplemente artificiale– tanimë dihet se mungesa e vitaminave mund të çoj në probleme me lëkurën, flokët dhe thonjtë, mirëpo nga ana tjetër nëse vazhdimisht merrni suplemente artificiale të vitaminave, mund ta ketë efektin e njëjtë.

Nuk bëni dush pas palestrës– djersitja mund ta irritoj lëkurën, e cila çon në plakjen e hershme të saj. Prandaj duhet të keni kujdes, sidomos pasi ta kryeni palestrën që të bëni dush dhe të kujdeseni për higjienën e trupit.

Pini ujë nga shishet- ekspertët thonë se shprehia e konsumimit të ujit me shishe plastike nuk është e mirë për lëkurën, sidomos për pjesën rreth buzëve. Prandaj në vend të shisheve plastike, filloni të pini ujë nga gota, në mënyrë që të shmangni rrudhat rreth buzëve. /BrightSide