Këto fruta mund t’i hani në mëngjes, me barkun bosh - Gazeta Express
string(49) "keto-fruta-mund-ti-hani-ne-mengjes-me-barkun-bosh"

Këto fruta mund t’i hani në mëngjes, me barkun bosh

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/04/2023 20:02

Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën.

Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

Lexo Edhe:

Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin.

Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre.

Kivi

Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër. Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.

Molla

Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin. Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.

Portokalli

Portokalli njihet si ilaçi më i ëmbël. Sipas të dhënave, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.

Fiqtë

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Shalqini

Fruti që shuan etjen më shumë se cdo frut tjetër. Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar. Ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium. Shumë persona e preferojnë shalqinin të shoqëruar me djathë për më shumë shije.