Këta VIP-a të estradës u bënë prind më 2019


Gazeta Express
12 Dhjetor 2019 23:54

Viti që ua ndryshoi jetën disa artistëve Viti që po lëmë pas karakterizohet me shumë ngjarje të cilat bënë bujë në showbiz

 Emra te njohur të estradës sonë gjatë vitit 2019 shënuan nga një datë të rëndësishme në kalendar. Ngjarjet në jetën e tyre personale ishin të shumta, por më e bukura ishte që disa prej tyre u bekuan me dhuratën më të çmuar, morën epitetin e të bërit prindër për herë të parë.

 Më poshtë mund ta gjeni listën e të famshmëve që u bënë prindër për herë të parë.

Gjiko dhe Elita

Çifti i njohur i skenës, Gjiko dhe Elita në muajin shkurt morën dhuratën më të bukur të jetës së tyre. Ata u bekuan me një djal të cilit ia kanë vënë emrin Zëri.

Në rrjetet sociale ku numërojnë ndjekës të shumtë, çifti publikojnë fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e bukura që kalojnë me djalin e tyre. Në një intervistë në RTV21 reperi i njohur nga Peja, kishte thënë se që dita më e bukur në jetë ishte ajo kur është bërë baba.

Gjiko kishte treguar  se pse ia kanë vendosur djalit emrin Zëri. “Me kanë i vendosur, atë që e mendon, atë me thonë, kështu që lsho zanin djali jem, thuje atë që duhet. Mos me kon kurrë i përkulun, mos me kon kurrë ndër dikënd. Se fuqia e fjalës është fuqia  ma e madhe që e kem”, kishte thënë Gjiko.

Ai shtoi se në realitet djalin e thërrasin Zë. “Është Zë Gjikolli”, ishte shprehur më tutje reperi i njohur. Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë martuar më 21 shtator të vitit 2018, ndërsa janë bërë prindër të Zërit më 20 shkurt të këtij viti.

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti, Fisnik Rugova në muajin prill u bënë prindër të një vajze.

Bukuroshja kosovare ekskluzivisht për portalin rtv21.tv kishte treguar se bebes ia vendosën emrin Helena Rela Rugova. Ajo kishte rrefyer se dhimbjet e mëdha i ka harruar në momentin kur mori beben në duar.

“Nuk e kam besu që ato dhimbje aq të medha mundet dikush t’i kaloj në sekond”, ishte shprehur Diellza. Që nga lindja e vajzës, si Diellza ashtu edhe Fisnku nuk kanë hezituar asnjëherë të publikojnë fotografi të ndryshme të vajzës. Diellza me anë të postimeve në rrjetet sociale, duket se gjithë kohën e saj është duke ia kushtuar vajzës.

Gjira Kajtazi 

Në muajin prill edhe artistja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gjira Kajtazi  është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Maël.

Lidhur dhe peshën e shtuar, Gjira përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram, ka treguar se po e pëlqen më shumë trupin e saj pas lindjes.

Artistja ka kohë që është në lidhje me futbollistin, Ali Ibrahimin.

Anjeza Shahini

 Emri i njohur për publikun, Anjeza Shahini në muajin mars ka lindur fëmijën e saj të parë. Ajo dhe burri i saj janë bekuar me një vajzë të cilit ia kanë vënë emrin Tori (Victoria Kelis Connolly).

Anjeza Shahini me pak fjalë kishte treguar ndjenjën e të qenit nënë. “Gjithmonë kam kujtuar se fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por e paskam patur gabim, mëmësia qenka ç’qenka”, ishte shprehur Anjeza. E cila ka është treguar me e kursyer më fotograftitë e vogëlushes.

 Anjeza në shtator të vitit 2015 pati kurorëzuar dashurinë e saj me Paul Connolly, në një ceremoni martesore në një kështjellë në Itali. Ajo tashmë jeton në Londër.

Linda Halimi

Linda Halimi në muajin mars mori epitetin e të bërit nënë. Ajo dhe artisti i njohur, Davon Edwards për vajzën e tyre kishin zgjedhur emrin “Kaimana”.

“Viti 2019 është viti më i mirë në jetën time“, ishte shprehur me këtë rast ajo. Mandej ka shtuar  se statusi “nënë” i dha një këndvështrim dhe tjetër nivel të respektit për të gjithë prindërit.

Linda Halimi ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por 30-vjeçarja duket se vajzës së saj të vogël përveç gjuhes angleze i flet edhe në gjuhen shqipe.

Në një video të publikuar në Instagram Linda dëgjohej duke i kënduar Kaimanes këngën e njohur të Ermal Fejzullahut ‘Trashe’.

Eliza Dushku

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku ne muajin gusht ka marr epitetin e nënës me lindjen e fëmijës së parë.

Eliza dhe biznismeni Peter Palandjian u bënë me djalë që e pagëzuan me emrin, Philip Bourne Dushku Palanjian. Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, në muajin gusht festuan njëvjetorin e martesës.

Njëvjetori i martesës së çiftit u bë edhe më i veçantë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Philip Bourne Dushku Palanjian. Ceremonia e martesës së çiftit u mbajt në Boston, kjo ishte një ndër dasmat më të komentuara, shkruan RTV 21.

Almeda Abazi  dhe Tolgahan Sayışman

Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman në muajin maj janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një djalë për të cilin zgjodhën emrin Efehan.

Kur e pyetën se kujt i ka ngjarë Efehani, Almeda kishte thënë se ai është si i ati “Tolga i vogël”.

 Ata jetojnë në Turqi, por Almeda ishte zotua se djalit të saj se do t’ia mësojë gjuhën shqipe.

 Ndërsa në muajin shtator çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kishin ardhur në Kosovë bashkë me djalin e tyre Efehanin.

Tolgahan dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e paten kurorëzuar në vitin 2017.

Përveç, ketyre që këtë vit morën këtë dhuartë për herë të parë, për disa prej këngëtarëve ky gëzim nuk ishte për herë të parë.

Albatrit Muqiqi dhe Egzona

Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata u bënë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali, të cilët i pagëzuan me emrat Elia dhe Elard.

Përveç binjakëve çifti i njohur janë prindërit edhe të Amelies, e cila tani gëzon epitetin si vajza e madhe e familjes. Albatriti dhe Egzona janë martuar në vitin 2016.

Ermal Fejzullahu dhe Ariana 

Ermal Fejzullahu vitin që po e lëmë pas është bërë baba për herë të katërt.

Në muajin shtator ai dhe gruaja e tij Ariana janë bekuar edhe me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ana. Ermali dhe Ariana nga martesa e tyre 10 vjeçare gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me katër fëmijët e tyre.

Edhe pse jeta e tyre personale mori drejtim tjeter, kjo nuk i pengoi të gjithë këta artistë aspak që të jenë aktivë në punën e tyre.

Te fundit


Kthehu lart