Këta janë personazhet që po përfliten të hynë në Big Brother VIP II - Gazeta Express
string(67) "keta-jane-personazhet-qe-po-perfliten-te-hyne-ne-big-brother-vip-ii"

Këta janë personazhet që po përfliten të hynë në Big Brother VIP II

TV/Film

Gazeta Express

20/04/2022 19:05

Big Brother VIP II mund të jetë me emra më i madh se dy të parët

Së paku kjo nga emrat që janë përfolur që do të hynë në shtëpinë e famshme në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Spekulime që pjesë e kësaj shtëpie se në të mund të hyjë Ledri Vula janë paksa të pamundshme, për shkak se reperi kosovar thuhet që qysh tash ka shumë angazhime me koncerte të ndryshme gjatë tërë vitit.

Këto ia bëjnë paksa më të vështirë hyrjen në këtë shtëpi të Ledrit, i cili preferon më shumë koncertet dhe përkushtimin ndaj familjes së fokusin për muaj të tërë para kamerave të një reality show.

Megjithatë, më shumë gjasë pjesë e këtij reality show pritet që të jetë Kejvina Kthella dhe Roza Lati.

Emra të tjerë që përfliten se do të bëhen pjesë e këtij reality show janë edhe: Eva Murati, Fatjon Kuqari, Vini Veli, etj.

Të gjithë këta emra të lakuar në intervistat që kanë bërë nuk e kanë pohuar e as mohuar pjesëmarrjen në një reality show të këtij formati. /GazetaExpress/