Këta janë filmat më të ri të Netflix nga 1-7 qershor - Gazeta Express
string(52) "keta-jane-filmat-me-te-ri-te-netflix-nga-1-7-qershor"

Arte

Gazeta Express

02/06/2021 1:02

Këta janë filmat më të ri të Netflix nga 1-7 qershor

Arte

Gazeta Express

02/06/2021 1:02

NETFLIX zakonisht tregon për shumicën e filmave të rinj në fillim të muajit, por kjo javë duket se do të shpërthejë me filma të ri në platformën e filmave në internet

Netflix do të lansojë 24 filma të rinj këtë javë në platformën e tyre. Ka shumë llojllojshmëri filmash nga ato origjinal deri të filmat klasik të cilët nuk janë parë për një kohë. Më poshtë do të shihni disa nga filmat e rinj, për të cilët ka pritje të mira publiku për ta.

Lexo Edhe:

Kitty Love: An Homage to Cats

Ky film është ideal që të shikohet nga adhuruesit e kafshëve, sidomos ata të cilët kanë dëgjuar për yllin e famshme: Abatutu. “Familja e maces së famshme Abatutu prezanton një festë simpatike të maceve, duke shfaqur momentet e tyre më të mira por edhe më të frikshme në një koleksion videosh në shtëpi”, thuhet në sinopsisin e filmit.

Abatutu është një aktore mace nga Amsterdami dhe në këtë dokumentar artistik do të shihni videot më interesante të maceve që janë parë, me Abatutu paraqitet edhe prezantuesja e TV holandez, Nicolette Kluijver.

Yesterday

Për fansat e Beatles kudo që janë, ky film është ideal që të shikohet pasi që ka një sasi të madhe të muzikës së tyre. Në film luan Himesh Patel, si një djalë i ri, i cili zgjodhët në një kohë tjetër, për të zbuluar se bendi i tij preferuar, “The Beatles”, nuk kanë ekzistuar kurrë dhe ai bën famë si këngëtar/kantautor duke përdorur muzikën e Lennon-McCartney.

Ky film është plot humor, derisa në të paraqiten edhe Richard Curtis me Ed Sheeran.

Breaking Boundaries: The Science Of Our Planet

Dokumentarët e Sir David Attenborough janë gjithmonë të preferuar, sidomos seria e tij e fundit që është transmetuar nga BBC.

Tani kemi një dokumentar artistik të gjatë për Netflix, ku pritjet janë që ai do të tregojë aftësitë e tij të deritanishëm. “David Attenborough dhe shkencëtari Johan Rockstrom studiojnë kolapsimin e biodiversitetit tokësorë dhe se si kriza mund të shmanget”, thuhet në sinopsisin e këtij filmi.

Carnaval

Carnaval është një film origjinal i Netflix i prodhuar nga brazilianët, kurse në Europë mund të shikohet me titra. “Pas një ndarje, një influencuese e rrjeteve sociale merr shokët e saj në një udhëtim në Bahia për Carnivalin e nxehtë, ku zbulon se jeta nuk është ashtu si duket në rrjetet sociale”, thuhet në sinopsisin zyrtar të filmit. Filmi është komedi dhe është i mbushur me muzikë dhe vallëzim, me Giovanna Cordeiro që luan rolin kryesor. /GazetaExpress/

Kjo është lista e plotë e filmave që do të shfaqen në Netflix gjatë javës.

1 qershor

Believe Me: The Abduction of Lisa McVey

Black Holes: The Edge of All Ëe Knoë

Boogeyman

Colombiana

One Chance

Roh

Seven Souls in the Skull Castle: Season Moon Jogen

Seven Souls in the Skull Castle: Season Moon Kagen

Soul

Summoned

Super Monsters Once Upon Rhyme (Netflix original)

Thomas & Friends: Marvelous Machinery: Neë Arrival

Thomas & Friends: Marvelous Machinery: Ëorld of Tomorroë

Thomas & Friends: Thomas and the Royal Engine

2 qershor

Carnaval (Netflix original)

Sophie Seeks 7

3 qershor

Dancing Queens (Netflix original)

The Girl and the Gun

4 qershor

Breaking Boundaries: The Science Of Our Planet (Netflix original)

Sëeet and Sour (Netflix original)

Trippin’ ëith the Kandasamys (Netflix original)

Yesterday

5 qershor

Kitty Love: An Homage to Cats (Netflix original)

7 qershor

Strange But True