Këta janë 10 të maskuarit që u arrestuan të dielën në Prishtinë, në mesin e tyre edhe këngëtar - Gazeta Express
string(93) "keta-jane-10-te-maskuarit-qe-u-arrestuan-te-dielen-ne-prishtine-ne-mesin-e-tyre-edhe-kengetar"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 10:35

Këta janë 10 të maskuarit që u arrestuan të dielën në Prishtinë, në mesin e tyre edhe këngëtar

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 10:35

Albin Ajeti, një 20-vjeçar që po xhironte video-klipin e një kënge të tij, u arrestua bashkë me nëntë persona të tjerë në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës të dielën.

Arrestimi i këngëtarit të ri nga Prishtina dhe nëntë të tjerëve ndodhi për shkak të maskave që dhjetë të arrestuarit kishin vendosur në kokat e tyre, raporton Paparaci.

Lexo Edhe:

Përpos që ishin të maskuar, këngëtari i ri dhe nëntë pjesëmarrësit në video-klipin që po xhirohej, parakaluan me dy qen nëpër sheshet e kryeqytetit.

Ata u arrestuan, por Prokuroria e Prishtinës i liroi në mungesë të elementeve të veprës penale ndaj të arrestuarve.

“Sipas prokurorit, nuk ka pasur elemente për vepër dhe vetëm ka udhëzuar që të gjithëve këtyre personave të ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje për sjellje arrogante”, thuhet në një raport të Policisë, të cilin e posedon Paparaci.

Ndaj të arrestuarve, Policia ka lëshuar fletëparaqitje për kundërvajtje për sjellje arrogante në publik.

Emrat e dhjetë të arrestuarve të dielën:

1. Albin Ajeti, këngëtar
2. Krenar Mehmeti
3. Alban Mehmeti
4. Nderim Mustafa
5. Ardit Ajeti
6. Burim Ajeti
7. Avni Dibrani
8. Vigjilent Selimi
9. Dimal Haziri
10. Atdhe Berisha