Këta çajra konsiderohen si antibiotikë natyralë - Gazeta Express
string(47) "keta-cajra-konsiderohen-si-antibiotike-natyrale"

Gazeta Express

12/03/2020 17:57

Këta çajra konsiderohen si antibiotikë natyralë

Gazeta Express

12/03/2020 17:57

Mundësia për t’u sëmurë varet më shumë nga gjendja juaj shëndetësore dhe sistemi imunitar, sesa nga sa herë i lani duart apo i dizinfektoni, por kjo s’do të thotë që s’duhet të bëni kujdes ndaj ambientit.

Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga sëmundjet, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Nëse plani juaj për të mos u sëmurë këtë pranverë fillon dhe mbaron me të konsumuarit të një gote më shumë lëng portokalli, ndoshta bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.

Lexo Edhe:

Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë, por cili çaj funksionon më mirë?

 Çaji i Malit

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit, sepse wshtw shumë e shëndetshme dhe e shijshme.

Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.

Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore.

Çaji i Mentes

Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes.

Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.

Eleminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxheri

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.

Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Çaji Jeshil

Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive, që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.

Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrnave, duke përmirësuar performancën fizike.

Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul rrezikun e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër I mbytë bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione./agroweb/Express