Kessie mohon gjithçka: S’largohem, si fëmijë e kam ëndërruar Milanin - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

12/12/2019 18:53

Kessie mohon gjithçka: S’largohem, si fëmijë e kam ëndërruar Milanin

Sport

Gazeta Express

12/12/2019 18:53

Është folur shumë gjatë muajve të fundit për të ardhmen e Franck Kessie.

Mediat italiane e shikojnë larg Milanit mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, por vetë futbollisti në një intervistë për SportMediaset ka përgënjeshtruar gjithçka.

Ai ka thënë se do ta veshi fanellën e shtatë herë kampionëve të Evropës edhe për shumë vite.

“Nëse do të kisha dëshirë të largohesha do ta kisha bërë tashmë. Dua të qëndroj edhe për shumë vite te Milani, skuadra për të cilën kam bërë tifozllëk që kur isha fëmijë”, u shpreh ai.

“Për mua transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këto ngjyra”, shtoi Franck Kessie.

Sipas mediave italiane, është Napoli skuadra që më së shumti ka shfaqur interesim për 22-vjeçarin.

Kessie po luan sezonin e tretë me Milanin, ka bërë 109 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.