Këso lakuriqi nuk keni parë - Gazeta Express
string(27) "keso-lakuriqi-nuk-keni-pare"

Këso lakuriqi nuk keni parë

Gazeta Express

08/07/2020 22:43

Një foto e një lakuriqi nate realizuar në Filipine, ka pushtuar rrjetet sociale duke u bërë virale. Kjo jo pa shkak, pasi madhësia e tij nuk është aspak normale nga ajo që zakonisht njohim për këto specie.

Sipas “Science alert”, ky lakuriq nate i varur në një ballkon shtëpie, ka përmasat e një trupi të zakonshëm njeriu.

Lexo Edhe:

I quajtur ndryshe si “dhelpra fluturuese me kurorë”, është një nga speciet më të mëdha në botë, megjithëse i përket familjes së lakuriqëve që gjenden në pjesë të Afrikës, Indisë, Azisë.

Foto është realizuar rreth dy vite më parë, por është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke marrë po aq shumë vëmendje. Në Filipine, pothuajse të gjitha “dhelprat fluturuese” janë thuajse drejt zhdukjes, për shkak të prishjes së habitatit të tyre, por edhe për shkak të gjuetisë me qëllim konsumimin.

Shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve thonë se këto specie nuk janë të rrezikshme dhe nuk sulmojnë, por e vetmja gjë shqetësuese është zhurma që shkaktojnë.

Por ajo që duket se ka nisur t’i shqetësojë njerëzit, është përhapja e sëmundjeve të ndryshme prej tyre, duke iu referuar këtu edhe Covid-19. /tvklan.al