Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, po vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, duke mahnitur ndjekësit e saj me paraqitje gjithmonë të freskëta dhe joshëse.
Së fundmi, Lela ka publikuar disa imazhe ku shfaqet super seksi dhe e stiluar, duke treguar një nga look-et më të veçantë të saj. Ajo ka zgjedhur xhinse me dizajn unik, të cilat theksojnë linjat e trupit dhe i japin një stil modern e tërheqës.
Në postimet e saj, ish-banorja e Big Brother duket ‘zjarr’, duke lënë ndjekësit pa fjalë me paraqitjen e saj. Ndjekësit nuk kanë kursyer komentet, duke vlerësuar guximin dhe stilin e saj personal.
Për fansat e saj, pamja e Lelas është gjithmonë një burim frymëzimi për stil dhe modë, ndërsa për partnerin e saj, Leo, nuk ka dyshim se imazhet e fundit duhet ta kenë bërë të ndjejë krenari dhe admirim. /GazetaExpress/