Kështu u prit Presidentja në Tiranë, Rama e Osmani qeshin me njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(73) "keshtu-u-prit-presidentja-ne-tirane-rama-e-osmani-qeshin-me-njeri-tjetrin"

Kështu u prit Presidentja në Tiranë, Rama e Osmani qeshin me njëri-tjetrin

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 11:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur ngrohtësisht në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Të dy nuk i karakterizojnë marrëdhëniet e mira, por në sheshin “Italia” në Tiranë, ata ishin të buzëqeshtur teksa e përshëndetën njëri-tjetrin.

Pasi i shtrënguan duart, Rama i tha diçka Osmanit, e që e bëri atë të qeshte. Më pas ia vuri dorën mbi sup, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e sotëm BE – Ballkani Perëndimor, që po mbahet për herë të parë në Tiranë.