Kështu reagoi Ghetto Geasy, edhe pse Majk nuk e postoi këngën në BabaStars - Gazeta Express
string(73) "keshtu-reagoi-ghetto-geasy-edhe-pse-majk-nuk-e-postoi-kengen-ne-babastars"

Muzike

Gazeta Express

10/06/2021 22:58

Kështu reagoi Ghetto Geasy, edhe pse Majk nuk e postoi këngën në BabaStars

Muzike

Gazeta Express

10/06/2021 22:58

Mbrëmë Gazeta Express kishte raportuar se Majk nuk e kishte lansuar këngën e tij në kanalin e BabaStars. Pas këtij shkrimi ka ardhur edhe reagimi i Ghetto Geasy, lider i BabaStars

“Marr” është kënga e re e Majk që është realizuar në bashkëpunim me Ledri Vulën. Por, ajo që ka marrë vëmendjen është se Majk për këtë këngë ka hapur një kanal të vetin në YouTube, duke mos vazhduar kështu postimin e këngëve të tij në kanalin e BabaStars në YouTube, siç bëntë zakonisht.

Lexo Edhe:

Por, Ghetto Geasy e ka shpërndarë këngën e Majk dhe Ledrit në InstaStory derisa në të e ka etiketuar edhe Ledri Vulën.

Kjo duket se lideri i njërit prej labeleve më të mëdha të repit në Kosovë, nuk e ka problem që reperi i tij të largohet dhe të lansojë një këngë në kanalin e tij privat.

Kujtojmë se Ledri shumë herët ishte larguar nga BabaStars. Mbrëmë është thënë se mund të ishte Ledri ai që nuk ka dashur që ky bashkëpunim të lansohet në kanalin e BabaStars, ish labelit të tij.

“Marr” u lansua dje dhe deri tani është shumë afër të kalojë 1 milion klikime në youtube. /GazetaExpress/