Kështu po i vjedhin veturat hajnat duke u vënë shishe plastike te rrotat - Gazeta Express
string(72) "keshtu-po-i-vjedhin-veturat-hajnat-duke-u-vene-shishe-plastike-te-rrotat"

Kështu po i vjedhin veturat hajnat duke u vënë shishe plastike te rrotat

Fun

Gazeta Express

27/09/2022 14:10

Si po i vjedhin veturat hajnat duke u vënë shishe plastike te rrotat.

Një nga metodat më të reja të vjedhjes së veturave është vërtet inovative.

Lexo Edhe:

Nëse shihni një shishe plastike të mbërthyer midis rrotave dhe parafangos, dijeni që jeni në rrezik.

Hajdutët e dinë se shumica e shoferëve, të cilët zbulojnë tinguj dhe dridhje të çuditshme nga vetura pasi të ndezin atë, do të reagojnë në shpejtësi. Kjo do të thotë ndalim urgjent dhe inspektim vizual i veturës. Në nxitim, shoferët pothuajse kurrë nuk e fikin veturën.

Dhe kështu krijohet mundësia për hajdutët me përvojë.

Kjo metodë e vjedhjes është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në SHBA, ndërsa tani është përhapur edhe në Evropë.