Kështu përgjigjet Kurti kur e pyesin për statuset e Hekuran Muratit - Gazeta Express
string(67) "keshtu-pergjigjet-kurti-kur-e-pyesin-per-statuset-e-hekuran-muratit"

Kështu përgjigjet Kurti kur e pyesin për statuset e Hekuran Muratit

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 10:55

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka komentuar disa postime të ministrit të Financave, Hekuran Murati, që i kishte bërë para gjashtë viteve.

Disa postime të ministrit Hekurani, që i kishte shkruar kur s’ka qenë ministër, kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale, duke kërkuar shkarkimin e tij. Në ato postime, Murati fliste për numrin e veteranëve.

Lexo Edhe:

“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti sot, transmeton Gazeta Express.

Murati në një status të vitit 2016, kishte komentuar pagesat e veteranëve, pasi statusi u ishte dhënë rreth 60 mijë vetave.

“Përderisa pagesa për veteranët po don me kalu 100 milionë euro në vit, për vitin 2016 buxheti për FSK-në asht vec 45.1 milionë euro. Për vitet 2017 dhe 2018 shkon tur a madje, 44.8 dhe 44.6 përkatësisht. Këta tre muj lufte të një usëhtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrejtë se ni ushtri e rregullt”.

Postimet e Muratit për veteranët ishin bërë kur ai s’kishte ndonjë pozitë shtetërore. /Express/