Kështu lindi bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin dhe Lumi B - Gazeta Express
string(56) "keshtu-lindi-bashkepunimi-i-dafines-me-ledrin-dhe-lumi-b"

Kështu lindi bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin dhe Lumi B

Gazeta Express

08/07/2020 0:19

Dafina ka folur për bashkëpunimin e fundit.

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B është bërë kryefjala e mediave në këto ditë.

Lexo Edhe:

Kështu që tani Dafina po shijon suksesin e HIT-it në Shqipëri, pikërisht në Jal, aty ku ka ndezur festën me këngët e saj në një nga club-et më të njohura.

Këngëtarja e njohur në një intervistë ekskluzive për mikrofonin e “Edicionit Veror” me gazetaren e njohur Irini Meçe ka treguar më shumë për albumin më të ri të saj “Dafinë Moj” dhe se si e ka kaluar periudhën e izolimit gjatë karantinës.

Madje tregoi edhe se si lindi ideja e bashkepunimit me 2 reperat e njohur, Lumi B dhe Ledri Vulën, një projekt që të gjithë mezi e prisnin.

Irini: Ju performuat edhe këngën më të fundit të cilën sapo e keni publikuar në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B, si ka qenë ky bashkëpunim dhe si lindi ideja?

Dafina Zeqiri: Unë me Lumin dhe Ledrin njihemi që prej 14 vitesh kështu që është “fun” të bashkëpunosh me kolegë me të cilët kemi punuar që në fillimet e karrierës. Kur lindi ideja të bënim bashkëpunimin…. kam disa bashkëpunime vetëm me Ledrin apo vetëm me Lumin, menduam që do të ishte interesante të bënim një bashkëpunim të tre së bashku.