Tashmë është zyrtare, Luis Suarez është larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Atletico Madrid.
Ronald Koeman nuk e deshi në skuadrën e tij dhe kështu, uruguaiani, shoku më i mirë i Lionel Messit, u detyrua të kërkojë skuadër të re, duke nënshkruar me ekipin e Diego Siemeones.
Ai ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare dhe si asnjëherë më parë, tani do të jetë ‘armiku’ i ish skuadrës që shkroi histori.
Suarez i ka dhënë shumë Barcelonës këto vitet e fundit dhe ka fituar pothuajse gjithçka.
? @LuisSuarez9 ?
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 24, 2020
La Liga ? ? ? ?
Copa del Rey ? ? ? ?
Spanish Super Cup ? ?
UEFA Champions League ?
FIFA Club World Cup ?
UEFA Super Cup ?
?❤️ #9raciasLuis pic.twitter.com/lYeBZVYo19
Klubi e ka falënderuar përmes një video emocionuese në rrjetet sociale.
“Luis Suarez, legjendë e Barcelonës – faleminderit”, shkruan klubi në një video të publikuar në ‘Twitter’ me disa nga momentet më të bukura përgjatë gjashtë sezoneve në “Camp Nou”. /Gazeta Express/
?❤️ @LuisSuarez9, Barça legend
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 23, 2020
? #9raciasLuis pic.twitter.com/WHCeMW4C9p