Kështu e vuri në siklet Fifi, Arbana Osmanin - Gazeta Express
string(43) "keshtu-e-vuri-ne-siklet-fifi-arbana-osmanin"

TV/Film

Gazeta Express

13/10/2021 19:26

Kështu e vuri në siklet Fifi, Arbana Osmanin

TV/Film

Gazeta Express

13/10/2021 19:26

Mbrëmë u zhvillua spektakli i radhës i “Big Brother VIP” që në këtë sezon do jetë dy herë në javë. Një nga momentet përmbyllëse ishte zbatimi i “dënimit” për katër prej konkurrentëve.

Ata patën vetëm pesë minuta kohë për t’i marrë të gjitha gjërat, nga veshja tek ushqimi për tre ditët në zonën tjetër të shtëpisë.

Lexo Edhe:

Por, një moment epik e ka sikletosur Arbanën. Fifi është ankuar për shkak se i ka harruar pecetat higjienike femërore  pasi Arbana i tha se nuk mund të marrin më asgjë.

“Ky është një problem të cilin vëllai i madh do ta mendoj se si do ta rregullojë. Një problem që po shfaqet live në një program me miliona shikues që janë me këtë shqetësim të Fifit. Nga sot e tutje, të gjithë dimë pak më shumë se ç’duhet për ty Filloreta” – është shprehur Arbana duke qeshur e në siklet.

Teksa Fifi vazhdonte të fliste, Arbana është kujdesur që ta ndërrojë temën e bisedës pa e zgjatur më shumë mungesën e pecetave higjienike.