Kështu e kuptoni nëse keni gurë në veshkë - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/11/2021 22:11

Kështu e kuptoni nëse keni gurë në veshkë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/11/2021 22:11

Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Lexo Edhe:

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella. Në këtë artikull do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

-Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

-Urinë me njolla gjaku,

-Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

-Rekomandohet këshillimi me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A mund të përdoren medikamente kundër tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes. Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale. Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A është e nevojshme kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun. Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale. Ka procedura siç është litotripsia që zgjast një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare. Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit. Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem. Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.