Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme - Gazeta Express
string(55) "keshtu-duket-tabela-e-superliges-pas-ndeshjeve-te-sotme"

Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Gazeta Express

21/10/2020 16:39

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ballkani e mposhti Dritën me rezultat 2:0 për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.

Tash, therandasit kanë 8 pikë më shumë se Prishtina, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Bardhekaltrit nga ana e tyre e regjistruan një fitore të madhe duke e mposhtur Feronikelin në udhëtim, 2:1.

Ekipi nga Drenasi u fundos edhe më shumë në pjesën e poshtme të tabelës dhe tash e sheh veten në pozitën e tetë në tabelë.

Gabim në këtë xhiro bëri edhe Gjilani, i cili u ndal nga Trepça ’89, me të cilën barazoi pa gola, 0:0.

Ky barazim e la Gjilanin në vendin e pestë me 10 pikë, sa ka edhe rivalja lokale, Drita, e cila i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Gazeta Express/