string(77) "keshtu-duket-sot-burri-skulptura-e-te-cilit-zuri-vend-ne-sheshin-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 9:23

Kështu duket sot burri, skulptura e të cilit zuri vend në sheshin e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 9:23

32 vite më parë, Faik Rexhepi në qendër të Prishtinës kishte zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar.

Ai ishte ulur këmbëkryq në rrugë, në kohën kur policët e regjimit serb ndiqnin protestuesit e tjerë.

Pas më shumë se tri dekadave, gjesti i protestuesit, Faik Rexhepi është kthyer në vepër arti në sheshin qendror të Prishtinës.

“Këmbëkryq” quhet skulptura më e re e vendosur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e cila rrëfen historinë e një protestuesi shqiptar kundër regjimit serb, në vitin 1990.

Kjo vepër arti e punuar nga Eliza Shala në kuadër të Organizatës Jo-qeveritare “KnKub Heriatage”, përfaqëson urtësinë, paqen dhe këmbëngulësinë, përmes ngjarjeve historike që mishërohen me këtë gjest.

“Në qëndresën paqësore në Kosovë të vitit 1990, në rrëmujën e ndjekjes nga policia e regjimit serb, protestuesi Faik Rexhepi ulet këmbëkryq duke peshuar kokën në dorë, me të vetmen shpresë e besim në mrekulli, se ai do të lihej i qetë në të drejtën e tij. Një dritëshkronjë e shkrepur nga fotografi Hazir Reka do ta vuloste përgjithmonë këtë çast që përmblodhi gjithë pështjellimin e kohërave tona.” – thuhet në postimin e “KnKub Heritage”.

Kështu duket sot burri që zuri vend në sheshin e Prishtinës