string(87) "keshtu-duket-shtegu-i-ri-qe-iu-shpie-per-ne-kalane-e-prizrenit-eshte-ne-ndertim-e-siper"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 14:19

Kështu duket shtegu i ri që iu shpie për në kalanë e Prizrenit, është në ndërtim e sipër

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 14:19

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në kalanë e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj në “Facebook”. Tutje thuhet se ky shteg do të nxisë edhe zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe kulturore në gjithë zonën e kalasë dhe të nën kalasë.

“Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë e Prizrenit, dizajni i të cilit është ideuar në harmoni me atmosferën e ambientit përreth, që është një përpjekje për ta ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij lokaliteti të rëndësishëm turistik të qytetit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kalaja e Prizrenit në vete përmban një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit dhe e bën këtë qytet me vlerë të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike.

Kalaja e Prizrenit është njëra ndër pikat kryesore për turistë vendor dhe të huaj.