Gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin për herë të parë në Shqipëri të një ministrie shteti të ndërtuar mbi bazën e Inteligjencës Artificiale.
Në qendër të kësaj risi do të jetë “Diella”.
“Në bashkëpunim me një ministre te re të shtetit e cila është krijuar nga AI dhe publiku e njeh me emrin Diella, falë 972 mijë shërbimeve dhe 36 mijë dokumenteve me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve nga platforma E-Albania. Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme por virtualisht e krijuar nga AI e një qeverie, do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërave dhe ngurtësisë së administratës”, tha Rama.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...