Kështu duhet ta dezinfektoni lavatriçën para se t’ua prishë rrobat - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

06/11/2021 21:51

Kështu duhet ta dezinfektoni lavatriçën para se t’ua prishë rrobat

Fun

Gazeta Express

06/11/2021 21:51

Lavatriçja është një prej pajisjeve elektroshtëpiake që përdorim më shumë, por për të cilën kujdesemi më pak, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e saj.

Ndoshta shumë prej jush mendojnë që duke qenë tërë kohës në punë, ajo nuk ka nevojë të pastrohet. Në fakt është krejt e kundërta, akumulimi i papastërtive, uji me klor etj bën që në lavatriçe të shfaqet myk. Me këshillën e mëposhtme do ta eliminoni dhe të neutralizoni aromat e pakëndshme.

Lexo Edhe:

Përbërësit: 50 gramë kripë, 5 lugë gjelle sodë buke, 5 lugë gjelle uthull dhe një sfungjer.

Fillimisht derdhni kripën në vendin ku hidhni detergjentin dhe lejoni që lavatriçja të bëjë një larje të parë bosh. Mjafton një proces tejet i shkurtër në temperaturë ’40 gradë, për shembull duke graduar lavatriçen tek opsioni i larjes me dorë. Më pas bashkoni uthullën e mollës, sodën e bukës dhe ujë të ngrohtë sipas dëshirës.

Derdhni masën në të gjithë hapësirën e brendshme të lavatriçes, kurse me sfungjerin pastroni derën dhe të gjitha njollat e mykut që duhen në sipërfaqe. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 2 orë. Vendosni lavatriçen në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni sërish sodë buke aty ku hidhni detergjentin. Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet për të punuar normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimal dhe mos harroni të lini derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.