Këshilltarja e ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e sotme në Mynih të Gjermanisë ku Serbia dhe Kosova janë pajtuar për nënshkrimin e dy marrëveshjeve, të asaj për hekurudha dhe për autostradë.
Përmes një reagimi në twitter, Meliza Haradinaj, ka thënë se është inkurajuese ta shohësh se si presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, nënshkruan marrëveshje me Kosovën e pavarur edhe pa u hequr taksa 100 %.
“Inkurajuese ta shohësh guximin dhe besimin politike të Aleksander Vucicit për të nënshkruan marrëveshje me Kosovën e pavarur, teksa tarifa 100 % është ende në fuqi. Inkurajim për të që të njohë Kosovën e pavarur në kufijtë ekzistues, në mënyrë që të dy shtetet dhe popujt të ecin përpara”, ka shkruar Haradinaj në twitter, raporton Gazeta Express.
Encouraging to see @avucic’s courage & political confidence to sign deals with sovereign #Kosovo, while the 100% tariff is still intact and in force. Greatly encourage him to recognize the independent #Kosovo in existing borders, so both countries & its people move fast forward.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 14, 2020
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...