Këshilltari i Pacollit i reagon Daçiqit: Ti shkon në Hagë, por si i akuzuar për krime lufte - Gazeta Express
string(89) "keshilltari-i-pacollit-i-reagon-daciqit-ti-shkon-ne-hage-por-si-i-akuzuar-per-krime-lufte"

Këshilltari i Pacollit i reagon Daçiqit: Ti shkon në Hagë, por si i akuzuar për krime lufte

Gazeta Express

16/12/2019 11:45

Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiq, i cili tha se do të shkojë në Hagë si dëshmitar kundër Kosovës.

Sipas Zyberaj, Daçiq do të shkoj në Hagë por si i akuzuar për krime lufte.

Lexo Edhe:

“Ivica Daçiq duhet të shkojë në Hagë si i akuzuar për faktin se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë dhe për organizimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcar serbe. Për këto krime ai duhet të shkojë në Hagë”, ka shkruar Zyberaj.

Tutje ai tha se përveç Daçiqit dhe Vuçiq si Goebelsat të Millosheviçit bënë të njëjtën propagandë duke akuzuar për vrasjen e serbëve në Panda Cafe, sulm ky që u organizua nga Ushtria Serbe për të filluar spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Ivica Daçiq duhet të shkojë në Hagë si i akuzuar për faktin se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë dhe për organizimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcar serbe. Për këto krime ai duhet të shkojë në Hagë.
Ivica Daçiç dhe Vuçiç si Goebelsat të Millosheviçit bënë të njëjtën propagandë duke akuzuar për vrasjen e serbëve në Panda Cafe, një sulm terrorist që u organizua nga Inteligjenca dhe Ushtria Serbe për të filluar spastrimin etnik dhe vrasjet e shqiptarëve. Ne do paraqesim Gjykatës Speciale dokumentet dhe dosjet që tregojnë rolin e Daçiqit në krimet e luftës kundër shqiptarëve”, ka shkruar Zyberaj në faqen e tij zyrare, Facebook.

Shkrimi i plotë:

Daçiç shkon në Hagë, por si i akuzuar për krime lufte.

Ivica Daçiq duhet të shkojë në Hagë si i akuzuar për faktin se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë dhe për organizimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcar serbe. Për këto krime ai duhet të shkojë në Hagë.
Ivica Daçiç dhe Vuçiç si Goebelsat të Millosheviçit bënë të njëjtën propagandë duke akuzuar për vrasjen e serbëve në Panda Cafe, një sulm terrorist që u organizua nga Inteligjenca dhe Ushtria Serbe për të filluar spastrimin etnik dhe vrasjet e shqiptarëve. Ne do paraqesim Gjykatës Speciale dokumentet dhe dosjet që tregojnë rolin e Daçiqit në krimet e luftës kundër shqiptarëve.