Këshilltari i Kurtit: Isa Mustafa ose Avdullai i bëjnë punë Presidentit, nënshkruajnë gjithçka - Gazeta Express
string(92) "keshilltari-i-kurtit-isa-mustafa-ose-avdullai-i-bejne-pune-presidentit-nenshkruajne-gjithcka"

Gazeta Express

27/05/2020 13:24

Këshilltari i Kurtit: Isa Mustafa ose Avdullai i bëjnë punë Presidentit, nënshkruajnë gjithçka

Gazeta Express

27/05/2020 13:24

Elvis Hoxha, këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi i cili një ditë më parë tha se nuk ka vullnet që të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Miroslav Lajcak. Madje këtu e ka përfshirë edhe Avdullah Hotin e Isa Mustafën.

Siç shkruan ai, presidentit i nevojitej Federica Mogherini, sepse ajo ishte për shkëmbim territoresh.

Lexo Edhe:

Hoxha në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se presidenti nuk bisedon me Lajçakun, jo sepse ky është prej një vendi që nuk e ka njohur Kosovën, por sepse ky është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve.

“Presidenti nuk bisedon me Lajçakun, jo sepse ky është prej një vendi që nuk e ka njohur Kosovën, por sepse ky është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve. Presidentit i nevojitej Mogherini, sepse, edhe pse shteti i saj e kishte njohur Kosovën, ajo ishte për shkëmbim territoresh. Presidentit i bën punë Isa Mustafa ose Avdullah Hoti, pasi sipas tij këta janë personat që nënshkruajnë lehtë çdo marrëveshje në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës”, ka shkruar Hoxha.