Këshilltari i Kurtit godet Osmanin: Presidenti s'ka privilegje mbretërore, s'ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës - Gazeta Express
string(123) "keshilltari-i-kurtit-godet-osmanin-presidenti-ska-privilegje-mbreterore-ska-te-drejte-te-shperndaje-kuvendin-sipas-deshires"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:48

Këshilltari i Kurtit godet Osmanin: Presidenti s’ka privilegje mbretërore, s’ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:48

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar edhe njëherë ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai këtë herë, ka goditur drejtpërdrejt presidenten.

Sipas Zulfajt, Kosova nuk është monarki, por një republikë parlamentare, ku pushteti buron nga populli përmes përfaqësuesve të zgjedhur dhe jo nga një person i vetëm.

Ai ka theksuar se Kushtetuta i jep presidentit vetëm detyra dhe kufizime, por nuk i jep privilegje mbretërore dhe nuk i jep të drejtën për të shpërndarë Kuvendin sipas dëshirës.

“Një pushtet i tillë do ta vendoste presidentin mbi përfaqësuesit e vullnetit të popullit, pikërisht atë që një republikë demokratike është ndërtuar për ta parandaluar”, ka shkruar Zulfaj në reagimin e tij.

Ai ka bërë thirrje për respektim rigoroz të Kushtetutës dhe rolit të deputetëve si përfaqësues të popullit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së sistemit demokratik në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement