Këshilltari i Hotit: Kthimi i masave shtrënguese u bë pa dëshirën tonë - Gazeta Express

Këshilltari i Hotit: Kthimi i masave shtrënguese u bë pa dëshirën tonë

Lajme

Gazeta Express

05/07/2020 23:30

Këshilltari për Shëndetësi, Visar Berisha i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me të marrë detyrën qeveria e re është gjendur para dy alternativave, sa i përket luftimit të pandemisë COVID-19.

Berisha deklaroi se ata zgjodhën të parën, duke sfiduar rezistencën shoqërore për t’i mbajtur maskat dhe dorezat, por që kthimi i masave shtrënguese është bërë pa dëshirë.

Statusi i plotë:

Kur jemi mandatuar me 03 Qershor ne e kemi gjetur shoqerinë e bashkë me te edhe ekonomine te hapur, pas nje mbyllje te domosdoshme qe kishte ndodhur per mbi dy muaj.

Në kete hapje te re e kemi pa qysh ne fillim se askush nuk ishte i gatshem e as i pergatitur te bashkjetoj ne distance me virusin.

Qysh ne fillese jemi gjetur para dy alternativave; ta nxisim shoqerine, njeri-tjetrin, familjaret tane qe te respektojne rekomandimet te cilat do ta mbajne ne distance virusin ose ta mbyllim prap shoqerine.

Ne perqafuam alternativen e pare duke e sfiduar rezistencen shoqerore per t’i respektuar masat dhe mbajtur maskat. Por edhe duke bashkndje me gjithe ate vuajtje njerezore te shkaktuar nga kjo baterdi virusale si dhe dhembjen e gjithe atyre qe kane humbur punen dhe jane varferuar ne kete periudhe.

Per fat te keq, sot na u dasht te ndrrojme ane dhe t’i kthehemi pa deshire masave shternguese. Ky NUK ishte vullneti yne por udhekryqi ne te cilen na sjelli refuzimi per te respektuar masat na detyroj te bejme ate qe nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen.

Do vazhdojme keshtu deri sa nuk e pranojme te gjithe si shoqeri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkjetesa ne distance me virusin jane rruga e vetme per ta mbrojtur njeri-tjetrin.