Këshilli nuk ia miraton ndryshimet Duas në vilën e saj 6.75 milionë funteshe - Gazeta Express
string(76) "keshilli-nuk-ia-miraton-ndryshimet-duas-ne-vilen-e-saj-6-75-milione-funteshe"

Këshilli nuk ia miraton ndryshimet Duas në vilën e saj 6.75 milionë funteshe

Yjet

Gazeta Express

30/12/2021 22:22

Dua Lipa tashmë ka blerë një pronë prej 6.75 milionë funta në Londër

Por, këngëtarja kosovare është duke hasur në probleme me banorët e lagjes pasi që ata janë duke kundërshtuar ndërtimin e një pishine dhe kinemaje që Dua dëshiron ta ndërtojë.

Lexo Edhe:

Këngëtarja, pos kësaj, ka aplikuar me një plan ku në shtëpi pritet të ndërtohet një pishinë, një dhomë me avull, dush, zhveshtore dhe një zonë relaksi.

Dua kishte paguar për këtë shtëpi vilë 6.75 milionë funte në janar.

Por planet për të rindërtuar duket se kanë mërzitur banorët lokalë dhe konservatorët, pasi që ata janë kundër që të rrezohet pema dekorative, një lis panjë dhe një shelg, por edhe disa ndryshime në oborrë.

Këshilli i përbërë nga konservatorët tha sot “këto ndërtime mund të dëmtojnë themelin e ndërtesës”.  

Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë Vitit të Ri. /GazetaExpress/