Këshilli i Sigurimit diskuton sot raportin për Kosovën, përmenden edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli - Gazeta Express
string(97) "keshilli-i-sigurimit-diskuton-sot-raportin-per-kosoven-permendet-edhe-hashim-thaci-e-kadri-veseli"

Këshilli i Sigurimit diskuton sot raportin për Kosovën, përmenden edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Gazeta Express

21/10/2020 12:07

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojnë sot raportin gjashtëmujor të shefit të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbi gjendjen në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e tij, siç citohet, ka akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për obstruksion të punës së Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Lexo Edhe:

Guteresh ka vlerësuar se pandemia e koronavirusit, kriza politike dhe aktakuzat për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kanë trazuar situatën edhe ashtu të brishtë politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Kombet e Bashkuara, po ashtu, theksojnë se gjatë gjashtë muajve të kaluar në Kosovë janë kthyer 189 persona, nga të cilët shumica serbë, dhe se nga viti 1999 janë kthyer pak më shumë se 28 mijë persona.

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit e Prishtinës, dhe ka theksuar se vihet re një energji e re e orientuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Mbledhja paraprake e Këshillit të Sigurimit në të cilën është diskutuar për Kosovën është mbajtur online më 24 prill dhe atëherë është prezantuar raporti i shefit të UNMIK-ut, Zahir Taninit.