Këshilli i Prokurorëve Publikë e dënoi vendosjen e eksplozivit në veturën e një prokurori publik - Gazeta Express
string(96) "keshilli-i-prokuroreve-publike-e-denoi-vendosjen-e-eksplozivit-ne-veturen-e-nje-prokurori-publik"

Gazeta Express

14/02/2020 14:00

Këshilli i Prokurorëve Publikë e dënoi vendosjen e eksplozivit në veturën e një prokurori publik

Gazeta Express

14/02/2020 14:00

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot kumtoi se ashpër e dënon vendosjen e eksplozivit në automjetin e një prokurori publik nga Kërçova, përcjell GazetaExpress.

Prej atje shprehin mbështetje të fuqishme për prokurorin publik ndaj të cilit është zbatuar ky akt i dhunës, dhe i të gjithë prokurorëve publikë në luftën e pakompromis kundër krimit.

Lexo Edhe:

“Ky akt paraqet akt të dhunës dhe kërcënim jo vetëm ndaj prokurorit publik dhe anëtarëve të familjes së tij, por është edhe akt i drejtuar kundër sigurisë së të gjithë prokurorëve publikë dhe funksionimin e të gjithë institucionit të prokurorisë publike dhe gjyqësorit në tërësi”, theksuan nga Këshilli.

Prej aty presin që organet kompetente shtetërore së shpejti do t’i zbulojnë kryesit e këtij akti të dhunës dhe motivet e tyre.

“Parimet e ligjshmërisë dhe kryerjen objektive të funksionit të prokurorit publik janë parime të përcaktuara me kushtetutë dhe ligje, të cilave të gjithë prokurorët publikë duhet tu përmbahen gjatë kryerjes së funksionit të tyre dhe cilitdo akt të dhunës dhe kërcënim ndaj tyre personalisht ose institucioni në tërësi nuk do t’i vë në dyshim që t’i shmangin këto parime gjatë zbatimit të ndjekjes kriminale”, bëjnë të ditur nga Këshilli./GazetaExpress/

Besmir Lika