Këshilli i Ministrave miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Kolonjë - Gazeta Express
string(74) "keshilli-i-ministrave-miraton-ndertimin-e-centralit-fotovoltaik-ne-kolonje"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 21:22

Këshilli i Ministrave miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Kolonjë

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 21:22

Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Taç Lartë, bashkia Kolonjë, qarku Korçë. Projekti do të realizohet nga kompania “Fortis Energy And Construction” dhe kapaciteti i tij do të jetë 62 MW.

Ndërtimi dhe vënia në punë e centralit pritet të përfundojë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa operimi do të zgjasë 49 vjet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë realizimit dhe funksionimit të projektit.

Shoqëria ka detyrimin të raportojë periodikisht për ecurinë e ndërtimit dhe të dorëzojë një pjesë të energjisë së prodhuar falas në formë royalty për shtetin.