Këshilli i Lartë Francez për Shëndetësi rekomandon përdorim të gjerë të maskave - Gazeta Express
string(79) "keshilli-i-larte-francez-per-shendetesi-rekomandon-perdorim-te-gjere-te-maskave"

Gazeta Express

15/08/2020 16:05

Këshilli i Lartë Francez për Shëndetësi rekomandon përdorim të gjerë të maskave

Gazeta Express

15/08/2020 16:05

Sipas Këshillit të Lartë Francez për Shëndetësi, popullsia e Francës duhet të përdorë maska në të gjitha hapësirat e mbyllura të përbashkëta, qofshin private apo publike, ose në vendet ku ka numër të madh të njerëzve.

Ky udhëzim erdhi pasi 239 shkencëtarë ndërkombëtarë i dërguan letër Organizatës Botërore të Shëndetësisë më 4 korrik për riklasifikimin e virusit SARS-CoV-2 si virus që përhapet përmes ajrit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këshilli i Lartë tha se udhëzimi për përdorimin e maskave duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera. Ky organ gjithashtu bëri thirrje për më shumë studime për rolin e aerosoleve në përhapjen e virusit.

Sipas të dhënave, gjatë javës së kaluar, rastet e virusit janë rritur për 66 për qind. Të premten, qeveria franceze i shpalli Parisin dhe Marsejën zona me rrezikshmëri të lartë nga koroanvirusi.

Kështu, autoritetet tashmë kanë më shumë pushtet për të vendosur masa izolimi në zona të caktuara për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Franca është një ndër shtetet me më së shumti persona të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi në Evropë, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.