Gazetari Urall Boshnjaku ka dhënë detaje për takimin me që presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme me Faton Pecin, gjatë një vizite në Mitrovicën Jugore.
Gazetari, i ftuar në Kosova Live, tha se përshëndetja mes Osmanit dhe Pecit ishte ‘’krejt e ftohtë’’.
‘’Kujtojmë ato pamjet dikur kur përqafoheshin dikur mes vete Peci me Osmanin, e kësaj radhe nuk pati përqafim, ishte një përshëndetje krejt e ftohtë, ku e pyeti ‘’përshëndetje, si je kryetar’’, dhe me kaq përfundoi biseda fillestare mes tyre. Në momentin kur i foli Gëvalles, Vjosa Osmani i foli në mënyrë shumë të ftohtë, gjersa Gërvalla e priti me një buzëqeshje në fytyrë, për ta kamofluar disi tërë situatën e acaruar mes këtyre palëve. Gërvalla filloi t’i bënte muhabet, por siç vërehet në videon e publikuar, shihet që Osmani e injoroi edhe aty. Gjë që është një tregues që Osmani megjithatë ka arritur t’i ruaj pak më mirë raportet me Pecin. /GazetaExpress