“Kerveshi & Partners” konfirmon suksesin, renditet sërish si firma më e suksesshme ligjore në Kosovë nga “The Legal500” - Gazeta Express
string(112) "kerveshi-partners-konfirmon-suksesin-renditet-serish-si-firma-me-e-suksesshme-ligjore-ne-kosove-nga-the-legal500"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 20:20

“Kerveshi & Partners” konfirmon suksesin, renditet sërish si firma më e suksesshme ligjore në Kosovë nga “The Legal500”

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 20:20

Firma ligjore “Kerveshi & Partners Law Firm”, edhe këtë vit (2026) është renditur firmat më e suksesshme ligjore në Kosovë nga platforma ndërkombëtare e vlerësimit juridik “The Legal500”.

Sipas këtij vlerësimi, firma është dalluar për cilësinë e ekipit dhe shërbimeve ligjore, duke u pozicionuar në mesin e më të mirave në vend.

Vlerësimet theksojnë kombinimin e njohurive të forta ligjore me një qasje praktike dhe efektive në trajtimin e çështjeve komplekse.

Në vlerësimet e mbledhura nga klientët dhe ekspertët e fushës, “Kerveshi & Partners” është përshkruar si një firmë që ofron komunikim të qartë dhe qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve.

“Ekipi është i përgjegjshëm, i qartë në komunikim dhe proaktiv në zgjidhjen e problemeve para se ato të përshkallëzohen”, thuhet në një nga vlerësimet.

Po ashtu, vlerësohet edhe profesionalizmi dhe përgatitja e ekipit, si dhe qasja e tyre e orientuar drejt zgjidhjeve.

“Udhëzimet e tyre janë të qarta, në kohë dhe të orientuara drejt zgjidhjeve. Janë gjithmonë të qasshëm, të përgatitur dhe tregojnë iniciativë”.

Një tjetër vlerësim thekson përvojën dhe besueshmërinë e firmës gjatë gjithë procesit ligjor, nga përgatitja e rasteve deri pas përfundimit të tyre.

Përveç këtyre vlerësimeve, firma është dalluar edhe për përfshirjen në raste dhe projekte të rëndësishme.

Sipas të dhënave të publikuara, ekipi ka këshilluar dhe përfaqësuar një festival muzikor në çështje të së drejtës publike dhe pronësore, si dhe në marrëdhënie kontraktuale me institucione dhe palë të treta.

Po ashtu, firma ka qenë e angazhuar në procedura të rëndësishme të blerje-shitjeve (M&A) në Kosovë dhe Shqipëri, duke ofruar këshillim ligjor dhe strategjik për kompani të njohura në treg.

Në fushën e së drejtës penale, ekipi ka përfaqësuar figura publike në raste me profil të lartë, duke siguruar mbrojtje të suksesshme dhe rezultate pozitive në gjykatë.

Brenda firmës, një rol të rëndësishëm luajnë partnerët udhëheqës, ndër ta edhe Kujtim Kerveshi, të cilët vlerësohen për udhëheqjen e tyre në çështje komplekse dhe për reputacionin e ndërtuar në tregun ligjor.

“The Legal500” mbetet një nga platformat më prestigjioze ndërkombëtare për renditjen e firmave ligjore, duke u bazuar në analiza të pavarura, performancë në treg dhe vlerësime të drejtpërdrejta nga klientët. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement