Kerquki zbulon detaje për një Podcast që do të nis së shpejti në kuadër të Pressing-ut - Gazeta Express
string(86) "kerquki-zbulon-detaje-per-nje-podcast-qe-do-te-nis-se-shpejti-ne-kuader-te-pressing-ut"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 14:02

Kerquki zbulon detaje për një Podcast që do të nis së shpejti në kuadër të Pressing-ut

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 14:02

Drejtori i televizionit T7 dhe Gazetës Express Leonard Kerquki në përvjetorin e tetë të themelimit të televizionit, ka dhënë disa detaje rreth një Podcast-i që do të nis së shpejti në Televizionin T7.

I ftuar në KosovaLive, ai ka shpalosur pak nga risitë që së shpejti mund t’i shihni në T7, saktësisht në emisionin Pressing.

“Një ide e jona e kamotshme ka qenë që secila e ditë e Pressingut të ketë  një veçanti, pra mos te ketë një emision si ai që është aktualisht. Ideja është që katër ditë, të ndahen ndryshe…një ditë të jetë një rrëfim ekskluziv me personazhe edhe jashtë politikës. Pra synojmë që Pressing të shndërrohet në një platformë televizive e cila përtej debatit, arrin me prodhu edhe produkte tjera televizive”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement