string(128) "kerquki-i-thote-pecit-se-gazetaret-bene-pune-te-mire-ministri-ne-detyre-nuk-pajtohet-fillon-te-flase-per-vellain-e-hashim-thacit"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 22:20

Kerquki i thotë Pecit se gazetarët bënë punë të mirë, ministri në detyrë nuk pajtohet, fillon të flasë për vëllain e Hashim Thaçit

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 22:20

Në emisionin Pressing në T7, ku i ftuar është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, kanë diskutuar për skandalin e dyshuar për kontratën për mbetjet e kafshëve.

Moderatori Kerquku tha se gazetarët kanë bërë punë të mirë me raportimet për këto skandale të dyshuara.

Ndërsa, Peci i është kundërpërgjigjur duke përmendur edhe vëllai e Hashim Thaçit, për të cilin thotë se ka qenë i përfshirë, vite më parë, ka qenë në partneritet me këtë kompaninë e Ferizajt.

“Qysh po ma qitni at pjesën e flamurit të Serbisë, vec sa spo ma qitni edhe flamurin e Radojqiqit… Qytetari i informum po thotë që kjo kompania e Ferizajt, në njërën prej partneriteteve dhe aksionareve që i paska realizu në vitet paraprake, mes tjerash, njëri prej atyre që i ka shit apo i ka ble aksionet në një tendër, apo grant, të kësaj natyre është edhe vëllai i Hashim Thaçit”, tha ai.