"Kërkoni ndjesë", problemet me identifikimin biometrik 'përplasin' PS-në me KQZ-në - Gazeta Express
string(77) "kerkoni-ndjese-problemet-me-identifikimin-biometrik-perplasin-ps-ne-me-kqz-ne"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 14:40

“Kërkoni ndjesë”, problemet me identifikimin biometrik ‘përplasin’ PS-në me KQZ-në

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 14:40

Që në nisje të votimeve në orët e para të mëngjesit në shumë qendra votimi nuk ka punuar sistemi duke bërë që KQZ të marrë vendim për vijimin e procesit me fleta të printuara.

Partia Socialiste përmes një deklarate të bërë nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’u kërkojë ndjesë publike qytetarëve të cilët u detyruan të largohen nga qendrat e votimit në mëngjes, për shkak të problemeve teknike.

Qysh në minutën e parë KQZ duhet të siguronte funksionimin e pajisjeve në çdo qendër, por edhe më keq akoma ishte hezitimi i pakuptueshëm i KQZ-së për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar nga ajo vetë duke vonuar me orë fillimin e votimit në disa qendra votimi.  Kjo solli largimin e kuptueshëm të shumë zgjedhësve nga qendrat e votimit. Na vjen tmerrësisht keq për këtë dhe KQZ-ja duhet të kërkojë një ndjesë publike të gjithë atyre që u larguan këtë mëngjes për këtë dështim të saj në garantimin e nisjes së votimit në çdo qendër në orarin zyrtar. Megjithatë PS u lutet të gjithë atyre që nuk mundën të votonin në orët e para të mëngjesit të kthehen gjatë ditës dhe ta kryejnë detyrën qytetare.Prandaj, thirrja jonë është votoni, votoni, votoni!”, deklaroi Muzhaqi.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i është përgjigjur menjëherë Muzhaqit të Partisë Socialiste, në një konferencë për shtyp.

Patjetër që është përgjegjësi e KQZ. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”, u përgjigj Celibashi.

/Gazeta Express