Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca për Ilir Metën - Gazeta Express
string(67) "kerkon-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-shtyhet-seanca-per-ilir-meten"

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 17:48

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca për Ilir Metën

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 17:48

Seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të tjerë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë për 17 nëntor. Shtyrja u bë pas kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Ne dje kishim paraqitur një kërkesë për përjashtimin e gjyqtare. Rezulton se ajo po hetohet nga Dumani dhe kjo prokurori. Për të zhvilluar një gjykim sa më të drejtë kemi kërkuar përjashtimin e saj”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Ndërkohë, shqyrtimi i kërkesës së Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” u shty nga Gjykata e Posaçme e Apelit, dhe seanca e re është caktuar për 14 nëntor në orën 09:00. Seanca e mëparshme ishte shtyrë për mungesë të avokatit të Kryemadhit, ndërsa gjyqtarja kishte vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement