Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën - Gazeta Express
string(67) "kerkoi-zevendesimin-e-mases-se-sigurise-gjkko-le-ne-burg-ilir-meten"

Shqiperi

Gazeta Express

08/09/2025 11:30

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

Shqiperi

Gazeta Express

08/09/2025 11:30

Kryetari i Partisë së Lirisë mbetet në qeli, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.

Ilir Meta akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.