Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Nuk është pranuar as rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.
Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.
Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...