Kërkohet pezullimi i Agim Ademit, Lidhjet Rajonale lëshojnë përnjëherë komunikata në favor të kreut të FFK-së - Gazeta Express
string(108) "kerkohet-pezullimi-i-agim-ademit-lidhjet-rajonale-leshojne-pernjehere-komunikata-ne-favor-te-kreut-te-ffk-se"

Kërkohet pezullimi i Agim Ademit, Lidhjet Rajonale lëshojnë përnjëherë komunikata në favor të kreut të FFK-së

Futboll

Gazeta Express

25/01/2023 21:43

Pas lajmit qe e raportoi ekskluzivisht sot Gazeta Express se komisioni për licencimin e federatave sportive në MKRS e ka kërkuar pezullimin e Agim Ademit, lidhjet rajonale si zakonisht janë hedhur në aksion duke lëshuar kumtesa me te cilat i dalin në mbrojtje Ademit.

Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që ta pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Lidhjet Rajonale të Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajt kanë reaguar, duke i dalë në krah kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Komunikatat e lëshuara nga to kanë pothuajse përmbajtjen e njëjtë.

Ndërkohë, orë më parë, Lidhja Rajonale e Gjilanit për dallim prej tjerave, doli sot me një deklaratë tjetër.

Ajo tregoi se delegatët e saj nuk janë ftuar në kuvendin e 27 janarit. Dihet se Lidhja Rajonale e Gjilanit është kundër Agim Ademit. /Gazeta Express/