Kërkohet për vjedhje, policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi - Gazeta Express
string(76) "kerkohet-per-vjedhje-policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-ketij-personi"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 10:49

Kërkohet për vjedhje, policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 10:49

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e një personi duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

PK-ja ka bërë të ditur edhe se i dyshuari kërkohet për vjedhje.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, ka shkruar Policia.